VIDEO/ Afron zyrtarizimi i Asllanit, agjenti i mesfushorit të Kombëtares në zyrat e Interit për të mbyllur marrëveshjen

Kristjan Asllani duket se do të zyrtarizohet në orët e ardhshme si lojtari më i ri i Interit, me agjentin e mesfushorit të Kombëtares që gjendet në zyrat e klubit për të mbyllur marrëveshjen e transferimit të lojtarit në Milano.

asllani

Pamjet nga “Tuttomercato.web” tregojnë agjentin e 20-vjeçarit që i drejtohet selisë qendrore të Interit për t’u takuar me drejtuesit e klubit zikaltër për të diskutuar detajet e fundit të kontratës së Asllanit.

Rruga tashme duket te jetë plotësisht e hapur, me Interin dhe Empolin që gjithashtu kanë arritur një marrëveshje transferimi për 14 milionë euro dhe huazimin e sulmuesit Martin Satriano për një sezon.

Arena e Lajmit


Loading…

VIDEO/ Afron zyrtarizimi i Asllanit, agjenti i mesfushorit të Kombëtares në zyrat e Interit për të mbyllur marrëveshjen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook