FOTO/ U vra nga kunati bashkë në të atin në shtëpinë e tyre, ky është  i riu nga Lezha

Lezhe

Lezha u trondit orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga një krim i rëndë, kur Besnik Pjetri u fut në banesën e Pjeter Perjaku dhe e qëlloi për vdekje bashkë me të birin, Gentin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grykë Zezë, ndërsa dyshohet se motivi i konfliktit ka qenë divorci që autori ka marrë para disa kohësh nga vajza e viktimës.

Autori kishte dy fëmijë nga martesa me vajzën e viktimës, ndërsa jetonin më herët në Itali. Ata thuhet se vazhdimisht kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin, për çështje ekonomike. Ndërkohë viktimat sapo ishin kthyer nga Italia në banesën e tyre në Lezhë.

Sipas policisë autori i dyshuar është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas krimit, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FOTO/ U vra nga kunati bashkë në të atin në shtëpinë e tyre, ky është  i riu nga Lezha

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook