Klubi historik italian pas Bajramit, Empoli shpreson te akordi dhe kërkon të mbushë arkën

Pasi arriti akordin me klubin e Interit për Kristjan Asllanin, Empoli po bëhet gati të shesë një tjetër shqiptar. Fjala është për Nedim Bajramin, i cili është kërkuar jo pak nga disa ekipe në Serinë A.

NEDIM BAJRAMI 1

Fantazisti ka mbyllur një sezon të mirë dhe pas angazhimeve me ekipin kombëtar tani po shijon pushimet. Por a do të kthehet sërish tek Empoli apo zbritja në fushë pas pushimeve do ta gjejë në një ekip të ri. Për këtë ka menduar Fiorentina, e cila interesohet për shërbimet e numrit 10.

Bajrami është nën menaxhimin e Fali Ramadanit dhe violët do të bisedojnë me të për një transferim të mundshëm, pasi Empoli nuk mendohet t’i bëjë ndonjë ndalesë, sepse kërkon që të mbushë arkat.

Arena e Lajmit


Loading…

Klubi historik italian pas Bajramit, Empoli shpreson te akordi dhe kërkon të mbushë arkën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook