Nitratet dhe Nitritet në Ushqime – Çfarë Janë dhe Si e Ndikojnë Organizmin

Nitratet dhe nitritet me siguri janë substanca kimike të cilat duket sikur nuk kanë asnjë lidhje me ushqimin.

Gjithësesi ato përdoren gjerësisht në përbërjen e shumë ushqimeve që konsumojmë çdo ditë si vlera të shtuara të tyre.

Pavarësisht kësaj ka një debat të madh mbi efektet anësore që nitratet dhe nitritet mund të shkaktojnë në organizëm.

Ky debat merr shkas pikërisht nga sasia e duhur që trupi duhet të marrë gjatë një vakti nga ushqime të ndryshme.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju shpjegon rolin që ato kanë tek ushqimet e tuaja dhe kur konsiderohen të dëmshme.

Përbërja e tyre është e njëjtë me atë të kaliumit, dhe mineraleve të tjera pasi përbëhen nga nitrogjeni dhe oksigjeni.

Roli i tyre është largimi i baktereve të këqija nga ushqimet, kryesisht nga mishi i proçesuar, djathrat, por edhe perimet.

Mund të jenë të formuara natyralisht si minerale nga toka, apo të prodhuara në mënyrë sintetike në laboratorë.

Për ushqimet përdoren të dyja format në sasi të caktuara, pikërisht për të mos shkaktuar efekte anësore.

Këto minerale thuhet se janë shumë të përhapura tek produktet e mishit, por sipas ekspertëve kjo nuk është e vërtetë.

Vetëm 5% e nitrateve që merrni nga ushqimi mundësohen nga produktet e mishit dhe 80% nga perimet e frutat.

Kryesisht perimet jeshile si spinaqi, lakrat, selinoja, por edhe karrotat e përmbajnë me shumicë këtë mineral.

Zakonisht perimet i marrin nitratet në mënyrë natyrale direkt nga toka në të cilën mbillen.

Nitritet nga ana tjetër formohen nga mikroorganizmat me të cilat ushqehet toka ndër vite.

Megjithëse nitratet sipas mjekëve, nuk luajnë ndonjë rol në organizëm, mikororganizmat që lëshohen prej tyre, nitritet mund të shkaktojnë shumë sëmundje.

Kjo është e vërtetë kur nitritet merren në sasi të mëdha, të cilat kur futen në trup mund të kthehen në qeliza të dëmshme.

Mund të zhvillojnë sëmundje të zemrës dhe probleme të qarkullimit të gjakut.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për produktet e mishit të cilat përmbajnë shumë nitrate.

Një studim i vitit 2017 nga Autoriteti Europian i Ushqimit, të cilit i referohet AgroWeb.org, tregoi sasinë e duhur dhe të padëmshme të nitrateve për organizmin.

Përllogaritet rreth 235 mg nitrate në ditë për një person me peshë 63.5kg.

Për një person me peshë mesatare një sasi e sigurt është 300-400 mg në ditë.

Kjo sasi nuk përshkruan nivelin e nitrateve që një perim, frut apo produkt duhet të ketë, por sasinë e përgjithshme që trupi merr nga të gjithë ushqimet.

Sipas ekspertëve në një dietë normale të pasur me perime kjo sasi nuk kalohet, pasi ato kanë një nivel të caktuar nitratesh që është i vogël në numër.

Në rastet kur perimet apo mishi permbajnë më shumë nitrate se sa duhet, trupi mund të shkaktojë luhatje të rruazave të kuqe të gjakut dhe shumë probleme shëndetësore./AgroWeb.org

Nitratet dhe Nitritet në Ushqime – Çfarë Janë dhe Si e Ndikojnë Organizmin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook