Bajram Begaj merr sot detyrën në krye të shtetit, nga seanca në Parlament te ceremonia që do zhvillohet në Presidencë (Axhenda)

Begaj

Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj do të betohet të dielën në Kuvendin e Shqipërisë për të marrë detyrën për drejtimin e shtetit, duke pasuar në ketë post Ilir Metën. Në rendin e ditës të bërë publik nga Kuvendi i Shqipërisë, njoftohet se seanca speciale për betimin e kreut të ri të shtetit do të nisë në orën 18:00 të kësaj të diele. Kjo seancë parlamentare ashtu si çdo e tillë e ngjashme do të këtë në rend dite vetëm ceremoninë e marrjes së detyrës. Begaj behet kështu presidenti i tetë i Republikës pas rënies se sistemit komunist dhe mandate i tij është 5-vjeçar.

Ceremonia e dytë e parashikuar në orën 19.30 do të zhvillohet në ambientet e Presidencës, aty ku bëhet dorëzimi i detyrës nga Presidenti aktual, Ilir Meta, tek Presidenti i ri.

Bajram Begaj u zgjodh president i Republikës në raundin e katërt, pasi u propozua nga partia socialiste, pas dështimit të tre raundeve të para. Kandidatura e tij mori 78 vota pro, katër kundër dhe 1 abstenim në seancën parlamentare të 4 qershorit në të cilën morën pjese 83 deputetë. Grupi parlamentar i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj nuk mori pjese ne seancë ndërsa mbështetësit e Berishës ishin të pranishëm, por e bojkotuan votimin. Këtë gjë nuk e beri LSI, pavarësisht se votoi kundër, PDIU dhe PSD. Pasi u zgjodh në Kuvend, Bajram Begaj zhvilloi takime me ish-presidentet Alfred Moisiu, Rexhep Median dhe Bamir Topi.

Po ashtu ai zhvilloi një bisedë edhe me presidentin qe po zëvendëson Ilir Meta. Presidenti i ri Bajram Begaj është 52 vjeç. Ai ka lindur në Rrogozhinë dhe ka ndjekur kualifikime dhe specializime të ndryshme në fushën ushtarake dhe atë mjekësore në institucionet arsimore brenda dhe jashtë vendit. Ai është vlerësuar me medalje të ndryshme për arritje gjatë karrierës së tij ushtarake.

Arena e Lajmit

Bajram Begaj merr sot detyrën në krye të shtetit, nga seanca në Parlament te ceremonia që do zhvillohet në Presidencë (Axhenda)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook