Dua Lipa dhe Rita Ora janë shfaqur më të nxehta se ferri, siç thotë Dua në këngën e saj “Hotter then Hell”. Emrat e dy artisteve nuk lakohen shpesh bashkë por këtë herë i ka bashkuar një detaji: veshja.
Dua ka nisur turneut e saj ‘Future Nostalgia’ në Europë ku së fundmi është fotografuar topless me një fustan maxi të gjatë duke vizituar një galeri arti gjatë ditës së saj të pushimit në Berlin. Këngëtarja 26 vjeçare kishte veshur një fustan të lirshëm me printime lulesh të madh dhe të çarë në pjesën e përparme.
Dua dukej me stil si gjithmonë, duke veshur një palë taka të gjelbra me rripa dhe syze dielli drejtkëndëshe elegante. Flokët i kishte natyrale teksa kishte vendosur vathë rrathë mgjyrë ari dhe një varse të thjeshtë. Ajo po ashtu mbante një xhaketë me stampa ngjyrë portokalli në dorë ndërsa mbërriti në Boros Bunker në Mitte për të parë koleksionin e artit bashkëkohor.
Ajo performoi një natë më parë në Berlin dhe do të performojë në ‘Lanxess Arena’ të Këlnit të enjten. Këngëtarja u ngjit në skenën e ‘Mercedes-Benz Arena’ e veshur me një kostum rozë. Turneu i Dua-s filloi në shkurt në Miami pasi u shty tre herë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe pritet të përfundojë në nëntor.
Edhe Rita Ora ngriti temperaturat në mediat sociale duke u shfaqur në fotot e fundit në Instagram topless. 31 vjeçarja u shfaq me një bluzë gjysmë të tejdukshme me printe me mëngë të gjata. Duke vendosur fokusin te dekolteja e guximshme, ajo kishte vënë një varse ari që shkruante Daddy.
Flokët e saj të artë i kishte bërë kaçurrela dhe për të kompletuar look-un e saj, ajo shtoi qerpikë, ton rozë dhe një buzëkuq të lehtë.