Takimet e para kishin të bënin me një gotë pijë në horizont, ndoshta një darkë romantike. Por, beqarët pas pandemisë po zgjedhin opsione më të thjeshta që i lejojnë ata të ‘ekskriminojnë’ partnerët e mundshëm.
Një ‘shpërthim’ takimesh virtuale
Para pandemisë, John Junior, 33, i cili jeton në Cheshire, MB, ndonjëherë shkonte në takime të shumta brenda një dite. Por, Gjoni ka ende shqetësime rreth virusit dhe është më i kujdesshëm për njerëzit e rinj që takon. Tani ai përdor FaceTime për të njohur miq të rinj, dhe jo vetëm. “Është më e lehtë dhe më e përshtatshme. Unë mund të shoh nëse jemi të pajtueshëm dhe nëse ata janë vërtet të etur për këtë miqësi romantike.”
Një mënyrë më e mirë për të gjetur dashurinë?
Të dhënat tregojnë se beqarët pas pandemisë janë më seriozë në kërkimin e dashurisë. Pas një apo dy viti të vetmuar dhe një rikthimi të ngadaltë në jetën “normale”, 58% e të dashuruarve janë zhvendosur drejt takimit të qëllimshëm dhe 62% janë bërë më të interesuar për një marrëdhënie kuptimplote dhe të përkushtuar. Vetëm 11% e përdoruesve të aplikacioneve tani thonë se duan të takohen rastësisht./ Marrë nga Revista Psikologjia