“Edi Rama jep dorëheqjen!”, Vasili reagon mbi emërimet nepotike nga Gent Gazheli: Doganat i ke kthyer në çifligje personale dhe i mbushe me kontrabandistë

Petrit Vasili 730x450 730x433 1

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me zbulimin nga BalkanWeb dhe News24 të skandalit për emërimet në dogana.

Me anë të një statusi në Facebook, Vasili u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen, pasi doganat janë kthyer në një çiflig provat me emërimet nepotike dhe se janë mbushur me kontrabandistë

“Edi Rama jep dorëheqjen, qeverisja jote qelbet nga kontrabanda, nepotizmi dhe korrupsioni!

Mbushur dogana me kontrabandistë.

Mbushur dogana me familjarë sikur është çiflig privat dhe jo institucion shteti.

Nënë e bir, burrë e grua, nënë e bijë të punësuar vetëm në Dogana, po kështu në qeveri tarafe krushqish, po kështu në Drejtësi vëllezër e motra ministrash, një degradim i tillë vetëm në qeverisjen e Edi Ramës ka ndodhur.

A ka më gojë tani për tu justifikuar akoma ky Edi Rama, kur faktet ulërijnë?

Thuaj prap Edi Rama që ta ka fajin media që i denoncon, se ta paska fajin media që të kanë dalë për duarsh të gjithë këta të paturp, që e shpartalluan shtetin në çdo pikëpamje.

Çfarë pret më ky kryeministër, që rri si gjel mbi plehun e qeverisjes së tij të degraduar e të degjeneruar kryq e themel.

Ramë jep dorëheqjen se e ktheve qeverisjen në lapangjozllëk dhe horrllëk”, ka shrtuar Vasili.

Arena e Lajmit

“Edi Rama jep dorëheqjen!”, Vasili reagon mbi emërimet nepotike nga Gent Gazheli: Doganat i ke kthyer në çifligje personale dhe i mbushe me kontrabandistë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook