Urimi i parë nga Bashkimi Europian për betimin në detyrë të Bajram Begajt si Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë ka ardhur nga shefi i politikës së Jashtme në union, Josep Borrell.
Më anë të një postimi në Twitter ai shprehet se mesi po pret që të punojnë në drejtimin europian të vendit, që tashmë ka çelur edhe zyrtarisht negociatat e anëtarësimit.
“Urime Bajram Begajt për betimin si presidenti i Shqipërisë. Mandati juaj fillon pasi vendi ka arritur një moment historik në rrugën e tij drejt BE-së. Ne mezi presim të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE. Së bashku ne jemi më të fortë”, shkruan ai.