Skuadra e Napolit ishte pretendente për titullin kampion në Serinë A deri pak javë para fundit të sezonit që u mbyll. Por duket se kjo i përket të shkuarës pasi edhe trajneri Luçiano Spaleti beson se do të jetë e vështirë që të përsëritet e njëjta gjë, duke e cilësuar në një intervistë për “Sky Sport” si shumë të vështirë për ekipin e tij që të qëndrojë edhe mes katër skuadrave të para në zonën Champions.
“Kur unë drejtoj një ekip, ai dhe futbollistët e saj janë gjithçka për mua, Ajo që mund të bëjë diferencën është të jesh në një qytet i cili ka një pasion të pafund për këto ngjyra dhe me ambicien që të bëhen gjera të rëndësishme. Duhet të marrësh përgjegjësitë që të kërkon pjaca.
Napoli e meriton një skuadër të nivelit të lartë, siç e ka që tani. Kemi të gjithë pritshëmri, duam të ofrojmë futboll. Duke parë sezonin e kaluar me ndeshje të mëdha, duke qëndruar në zonën e Ligës së Kampioneve që nga fillimi e duke qëndruar deri në fund. Kishte ndeshje ku mund të bënim më shumë dhe të vjen keq kur e mendon përsëri, por rrugëtimi është dhe mbetet i rëndësishëm,
Tani të gjithë presin që të bëhet i njëjti lloj rrugëtimi por nuk do të jetë e thjeshtë, Rinisemi si të barabartë por të rikthehemi mes katër skuadrave të para do të jetë shumë e vështirë”, theksoi Spaleti.
Arena e Lajmit
Loading…