Ndryshimi mes medikamenteve organike dhe atyre bimore

Përdorimi i bimëve mjekësore në Shqipëri ka arritur kulmin e megjithatë, konsumatorët nuk janë akoma të qartë mbi dallimin mes mjekësisë bimore dhe asaj organike. Shpesh bimët mjekësore në Shqipëri blihen nga shitës ambulantë, në paketime plastike, me përshkrime recetash të shkruara nga tregëtarët e jo nga ekspertë të bimëve medicinale.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 4 miliardë njerëz në botë përdorin bimët mjekësore për nevojat e tyre shëndetësore. Por a do të thotë kjo që këto katër miliardë njerëz përdorin mjekësinë organike? Aspak. Njerëzit, përfshirë edhe disa ekspertë të mjekësisë argumentojnë që bimore dhe organike janë praktikisht e njëjta gjë. E megjithatë ligjërisht këto dy fjalë nuk kanë të njëjtën domethënie.

Mjekësia bimore ka të bëjë me medikametet që pregatiten nga bimët mjekësore. Këto bimë rriten në mënyrë natyrale.

Mjekësia organike nga ana tjetër nënkupton medikamente që janë përgatitur dhe përpunuar duke përdorur mjete organike. Këto medikamente mund të kenë edhe përbërës nga burime shtazore. Kimikatet nuk përdoren në asnjë prej fazave të prodhimit organik: prodhim, përpunim dhe paketim. E njëjta gjë vlen për pesticidet, fertilizuesit ose konservuesit, që janë të ndaluar. Ligjërisht, prodhuesit e produkteve organike duhe të marrin një çertifikatë organike dhe këto të dhëna t’i përfshijnë në paketim.

Medikamentet bimore mund të kenë produkte të cilat janë rritur me përdorimin e pesticideve, por jo të dëmshëm. Foto: WebLibrary

Rrjedhimisht, mjekësia organike nuk është domosdoshmërisht mjekësi bimore. Ja një shembull që shpjegon më mirë ndryshimin mes të dyjave.
Nëse zgjidhni të bleni një laksativ pluhur që është përgatitur nga tre fruta dhe njihet si produkt i mjekësisë bimore, duhet të dini që frutat e përdorura mund të jenë rritur me pesticide. Nga ana tjetër nëse blini kapsula me vaj peshku organik (që konsiderohen pjesë e mjekësisë organike) vaji është marrë nga peshku i rritur në ambient pa kimikate. Ushqimi i peshkut ka qenë gjithashtu pa kimikate.

Ndonjëherë, mund të keni dëgjuar edhe për mjekësinë natyrale. Kjo e fundit i referohet produkteve natyrale që nuk përmbajnë substance sintetike. Edhe nëse këto medikamente kanë përbërës sintetikë bëhet fjalë për sasi të vogla. Nëse ju merrni një barishte në pyll ose lëndina dhe e përdorni për prodhimin e një kure natyrale, atëherë bëhet fjalë për mjekësi natyrale sepse vetë bima e përdorur është rritur në mënyrë natyrale.

Pra për ta përmbledhur, vajrat dhe medikamentet organikë përdorin vetëm produkte të rritura pa pesticide dhe pa konservues.
Medikamentet bimore mund të kenë produkte të cilat janë rritur me përdorimin e pesticideve, por jo të dëmshëm. Shpesh mund të gjeni produkte që janë edhe bimorë edhe organikë, pra që kanë bimë të rritura në mënyrë organike pa pesticide.

Pavarësisht dallimeve, mjekësia organike dhe ajo bimore nuk janë të rregulluara me ligj në shumë vende të botës. Shumë prej medikamenteve dhe kombinimeve apo formulave të shitura në dyqane të tilla tregëtohen si suplementë që mund të konsumohen pa patur nevojë për një recetë nga mjeku.

E megjithatë duhet të dini që termat “bimorë” ose “organikë” nuk e bëjnë domosdoshmërsht një kurë të mirë apo të sigurt për konsumim. Së fundmi, por jo për nga rëndësia, mungesa e ligjit i lejon prodhuesit e këtyre recetave “bimore” të mos jenë të detyruar t’i tregojnë konsumatorit për efektet anësore të këtyre kurave./AgroWeb.org

Ndryshimi mes medikamenteve organike dhe atyre bimore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook