Juventusi me synime të qarta, De Ligt do të largohet nga “Zonja” vetëm për shifrën e çmendur

Me largimin e Kielinit, Juventusi ka nisur të planifikojë ndryshime radikale në mbrojtje.

DE LIGT 1

Për momentin bardhezinjtë kanë planifikuar që rithemelimi i mbrojtjes do të nisë nga holandezi Matajs de Ligt. Më në fund ai do të ketë një rol parësor në skuadër.

Por nga ana tjetër në Torino nuk e përjashtojnë edhe mundësinë e largimit të gjigantit holandez. Juventusi është gati të lëshojë rrugë dhe të lejojë largimin e mbrojtësit nëse në tryezën e klubit do të vinte oferta e duhur.

Te “Zonja e Vjetër” me ofertë të duhur llogarisin të paktën 100 milionë euro.

Nëse dikush do të zbarkonte në Torino me këtë shifër në zarf, atëherë gjithçka mund të ndryshojë.

Por për momentin Matajs de Ligt është i paprekshëm dhe gur themeli për mbrojtjen e Juves.

Arena e Lajmit


Loading…

Juventusi me synime të qarta, De Ligt do të largohet nga “Zonja” vetëm për shifrën e çmendur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook