Vllaznia e kishte në listën e largimeve, Mirel Josa vendos për të ardhmen e mesfushorit

Ndodh edhe kështu. Vllaznia kishte përgatitur prishjen e kontratës me mesfushorin boshnjak, Elvedin Heriç, por ardhja e trajnerit Mirel Josa në muajin maj ndryshoi totalisht qëndrimin që klubi kishte për lojtarin. Heriç u afrua në verën e vitit të kaluar te kuqeblutë, duke firmosur një kontratë 2-vjeçare, ashtu si bashkëkombësi i tij, Zinedin Mustedanagiç.

HERIC 1

Mirëpo, nëse ky i fundit iku duke lënë gjurmë vetëm në Kupën e Shqipëris, për Heriçin bileta konsiderohej thuajse e prerë me t’u mbyllur sezoni.

Gjithsesi, Josa ka parë te boshnjaku cilësitë e një futbollisti që mund t’i bëjë shumë punë Vllaznisë në vazhdimësi.

Menjëherë trajneri e riktheu 25-vjeçarin titullar, duke luajtur pikërisht nga minuta e parë në dy ndeshjet e kampionatit ndaj Egnatias dhe Kastriotit, e gjithashtu në finalen e Kupës kundër Laçit.

HERIC 3

Kësisoj, “Panorama Sport” mëson se Josa ka pasur një bisedë me drejtuesit pas përfundimit të sezonit dhe nga lista e largimeve, ka hequr pikërisht emrin e Heriçit, duke konfirmuar se e pëlqen mesfushorin me tipare sulmuese dhe pritet ta aktivizojë sërish titullar në ndeshjet e Europës.

HERIC 5

Pas largimit të Ardit Krymit, sipas të gjitha gjasave treshja e mesfushës së Vllaznisë në ndeshjen ndaj Universitatea Kraiovës do të Lorik Boshnjaku, Jonuzi dhe Heriç.

MINIFAZA – U mendua fillimisht Zllatibori në Serbi, por minifaza e Vllaznisë, sipas të gjitha gjasave, do të zhvillohet në Austri.

Burime në klub tregojnë se më 29 qershor skuadra do të zhvendoset në Austri, aty ku do të qëndrojë deri më 13 korrik.

Një minifazë që do t’i vlejë shumë trajnerit Josa, teksa ekipi do të zhvillojë edhe disa miqësore.

ADMIR URUÇI – Arena e Lajmit


Loading…

Vllaznia e kishte në listën e largimeve, Mirel Josa vendos për të ardhmen e mesfushorit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook