Nga LSD, MDMA dhe kokainë të bëra gati për shitje, pranga të riut në Tiranë

Whatsapp Image 2022 09 01 At 10.56.58 Am

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në Tiranë, ndërsa në pranga ka rënë shpërndarësi.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Miks”, u arrestua 35-vjeçari me inicialet D. L., banues në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohen sasi lënde të dyshuara narkotike ekstazi, LSD, MDMA, lëndë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.

Vihet në pranga poseduesi i tyre. Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në disa zona të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Miks”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– D. L., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në afërsi të Brrylit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin D. L. dhe shtetasin G. D.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. L. dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike, rreth 65 tableta ekstazi, sasi lënde narkotike MDMA dhe LSD, sende që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas pasi siguronte lëndët narkotike ekstazi, kokainë, LSD dhe MDMA, i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Nga LSD, MDMA dhe kokainë të bëra gati për shitje, pranga të riut në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook