VIDEO/ “Shqipëria s’ka shqiptarë, vend i krijuar artificialisht”, Petrit Vasili nxjerr pamjet, deklarata shokuese e shefit të Fondacionit Amerikan që do të menaxhojë Butrintin

Jyj

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka postuar në Facebook një video të bërë publike nga studiuesi Auron Tare, ku shihet kreu i Fondacionit Amerikan për Zhvillim, Richard Hodges duke hedhur pretendime se Shqipëria “është një komb i krijuar artificialisht”.

Por problemi qëndron se Fondi që Hodges drejton është i njëjti të cilit qeveria i ka kaluar me vendim të Kuvendit për menaxhim Parkun Kombëtar të Butrintit.

POSTIMI I VASILIT:

Nje korigjim i vogel dhe nje falenderim i madh Auron Tares!

Falenderim Auronit per letren ndaj deputeteve e veçanerisht edhe per VIDEON, qe tregon se ne cfare duarsh te liga ka rene Butrinti.

Auron ne leter ke vetem nje gabim te vogel kur thua: “Prof. Richard Hodges, është personi të cilin Ju e votuat në unanimitet”.

Marreveshja per Butrintin e miratua nga rilindja, ndersa une vete kam votuar kunder, por jo vetem une.

Megjithate serish shume falenderim per kete VIDEO ku tregohet qarte se si Richard Hodges, kreut i Fondacionit, që do të menaxhojë Butrintin ju flet studentëve per Shqiperine:

“Është një vend (Shqipëria) i krijuar artificialisht pa pasur asnjë shqiptar, nga anglezët dhe fuqitë e tjera të mëdha në Londër. Morën një vendim politik pas Luftës së Dytë Ballkanike”– thotë Hodges.

As armiqte tane me te zinj s’kane guxuar te genjejne kaq bastardisht si ky Hodges, qe eshte i superpreferuari i Rames dhe rilindjes.

VIDEO/ “Shqipëria s’ka shqiptarë, vend i krijuar artificialisht”, Petrit Vasili nxjerr pamjet, deklarata shokuese e shefit të Fondacionit Amerikan që do të menaxhojë Butrintin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook