U vra dhe më pas u dogj, kush është shqiptari që u gjet i pajetë në bagazhin e ‘Range Rover’ në Itali. Dyshohet se…

Cologne Omicidio Bst 2 2

Mungon vetëm përgjigja zyrtare, që është testi i ADN-së. Por pavarësisht këtij fakti nuk ka më dyshime, se trupi i gjetur i vrarë dhe i djegur në bagazhin e Range Rover mëngjesin e së hënës në Rodenga, mes vreshtave t= fshatit Këln i përket një 40-vjeçari nga Kosova.

Mediat italiane raportojnë se mendohet se si fillim ai është vrarë me armë zjarri dhe më pas është djegur brenda makinës.

Fuoristrada është në pronësi të një shtetasi tjetër kosovar, një 34-vjeçar me banim në Rovato, i cili ia kishte dhënë për përdorim viktimës.

Hetimet
Në trupin e pajetë të 40-vjeçarit tashmë është kryer autopsia. Rezultatet e autopsisë do të ndihmojnë për të kuptuar se si dhe kur vdiq. Viktima është një emër i njohur për policinë, pasi dyshohet si i përfshirë në trafik droge dhe armësh.

Prandaj, hipoteza e një ekzekutimi në të njëjtin “ambient” merr formë. Gjithashtu nuk ka dyshime se vrasja është kryer nga profesionistë, ose në çdo rast anëtarë të krimit të organizuar. Dosja hetimore është e hapur për vrasje me dashje.

Makina e djegur u gjet pasditen e së hënës në Këln, ndërsa në bagazhin e saj u gjet trupi i pajetë i shtetasit kosovar.

Arena e Lajmit

U vra dhe më pas u dogj, kush është shqiptari që u gjet i pajetë në bagazhin e ‘Range Rover’ në Itali. Dyshohet se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook