Një 57-vjeçar nga Kosova ka kërcënuar me thikë dy doganierë në pikës kufitare në Morinë. Policia bën me dije se ndaj 57-vjeçarit ka nisur procedim penal në gjendje të lirë
“Nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës u referuan materialet në këtë Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, për shtetasin S. D., 57 vjeç, banues në fshatin Rakiniç, Kosovë, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka kundërshtuar për shkak të detyrës, dy doganierë në PKK Morinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.