Shqipëria mori një barazim në minutën e fundit përballë Islandës në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve. një nga protagonistët e kësaj sfide ishte dhe Myrto Uzuni, i cili asistoi Lenjanin për golin e vetëm të Kombëtares.
Prezentë në stadiumin “Air Albania” ishte dhe e dashura e sulmuesit kuqezi, Uarda Hyseni, e cila si në të shumtën e rasteve ndodhet pranë Uzunit.
Me anë të një videoje të postuar në rrjetet sociale, ajo i thotë sulmuesit: “Unë prapë të dua”, duke i treguar mbështetje atij edhe në kohë të vështira, siç është ajo tani që po kalon Kombëtarja.