Kthimi I Romelu Lukaku te Interi është shumë pranë finalizimit dhe sipas ikonës së futbollit italian, Françesko Toti, një lëvizje e tillë do të kthejë përsëri zikalterit në epiqendër. Ai mendon se sulmuesi belg mund t’i japë një avantazh të ndjeshëm Interit pasi arrin të bëjë diferencën në mënyrë të ndjeshme në Serinë A.
“Nuk e prisja kurrë një rikthim të Lukakut. Mendoja se kishte zgjedhur një klub tjetër. Nëse ai dëshiron të kthehet te Interi, do të thotë se është ndjerë mirë në këtë klub, ka fituar dhe dëshiron të vazhdojë të fitojë”, theksoi Toti në një prononcim për “Sky Sport”.
“Kjo është një zgjedhje mëse e respektueshme, e mirëpritur nga Interi. Sposton ekuilibrat në Itali, në aspektin fizik është i jashtëzakonshëm në krahasim me të tjerët dhe pastaj nuk dihet në krah të kujt do të luajë. Do të jetë i lumtur Simone Iznagi, i cili do të ketë këtë lojtar më shumë”, deklaroi Toti rreth kthimit të futbollistit belg.
Arena e Lajmit
Loading…