“Kam qenë në një lartësi ku kam parë çdo gjë”, Meta: Rrezik i jashtëzakonshëm për sovranitetin e vendit. Situata kritike, kërkon ndërhyrje urgjente të të gjithë qytetarëve

Meta 1

Ish-presidenti Ilir Meta ka deklaruar nga Konventa e LSI-së se situata në vend është jashtëzakonisht kritike dhe kërkon një ndërhyrje urgjente të të gjithë qytetarëve.

Ai theksoi se nga lartësia ku ishte për 5 vite ka parë një rrezik të jashtëzakonshëm, kanosës për sovranitetin e këtij vendi, për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës.

“Në këto 5 vite kam qenë një lartësi ku kam parë çdo gjë dhe fitova një këndvështrim të ri që më mungonte më parë.

Kam parë një rrezik të jashtëzakonshëm, kanosës për sovranitetin e këtij vendi, për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës të fituar me aq mund, aq gjak dhe aq shumë sakrifica. Kam parë një plan të përllogaritur për të ekzekutuar pluralizmin politik në Shqipëri dhe për të pasur një fasadë demokraci.

Situata është jashtëzakonisht kritike, kërkon një ndërhyrje urgjente të të gjithë qytetarëve, të cilët duhet të marrin përgjegjësi, të cilët nuk mund tua delegojnë përgjegjësinë e tyre kësaj klase politike.

Ku viktimat duhet të falënderojnë dhunuesit dhe përdhunuesit përse nuk po i dhunojnë akoma më shumë. Ku shpresa, ku e drejta, ku besimi të vritet nga frika se ka dhe më keq.

Zgjidhja është të zbatohet Kushtetuta e Shqipërisë, instrumenti që me referendum populli, sovrani e vendosi në Kushtetutë në 1998 për ta ushtruar që sa herë të deleguarit e tij abuzonin me besimin e sovranit”, deklaroi Meta.

 

“Kam qenë në një lartësi ku kam parë çdo gjë”, Meta: Rrezik i jashtëzakonshëm për sovranitetin e vendit. Situata kritike, kërkon ndërhyrje urgjente të të gjithë qytetarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook