Ish-ambasadori Nesho nga Konventa e LSI: Lëvizja që po lind sot është partia e gjithë qytetarëve, rruga është e vështirë por jo e pamundur

45454

Ish-ambasadori Agim Nesho ka mbajtur një fjalim gjatë Konventës Kombëtare të LSI. Ndër të tjera ai u shpreh se lëvizja e re që po krijohet sot është partia e të gjithë qytetarëve të vendit, ndërsa shtoi se rruga drejt të ardhmes është e vështirë, por jo e pamundur.

Agim Nesho: Kjo kontratë është në rrezik nga një regjim, ku shteti është i kapur dhe balancat janë të prishura, çdo gjë po lëviz, protesta, pakënaqësia popullore…

Sot lufta politike po behet mes autokratëve dhe atyre që duan demokracinë. Në këtë situatë kritike lind vizioni i çdo partie të përgjegjshme. Kjo betejë është preludi i këtij aksioni të ri opozitar, për të luftuar arrogancën e shtetit, mbrojtur drejtësinë e deri në rivendosjes së të drejtës së mohuar. Lëvizja e re që po lind sot është partia e gjithë qyfterëve të lirë, për një vend më të mirë. Duam që popullit ti kthehet e drejta e vendimmarrjes përmes referendumeve. Rruga drejt të ardhmes është e vështirë por jo e pamundur. te bashkohemi te gjithe per te fituar betejen.

 

Ish-ambasadori Nesho nga Konventa e LSI: Lëvizja që po lind sot është partia e gjithë qytetarëve, rruga është e vështirë por jo e pamundur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook