Shqiptari godet me sëpatë 27-vjeçaren ukrainase, qëllohet për vdekje nga policia gjermane(Detaje)

Gjermani

Një ngjarje e rëndë, ka ndodhur ditën e sotme në një apartament në Löwenberger Strasse në Berlin-Lichtenberg. Mediat e huaja shkruajnë se një 23-vjeçar ka goditur me sëpatë një 27-vjeçare, ndërsa ndodheshin në apartament.

Lajmi u bë me dije nga zëdhënësi i policisë Martin Dams. Ndërkohë autoritetet kanë ndërhyrë për të arrestuar 23-vjeçarin. Ai nuk ka pranuar të dorëzohet, gjatë aksioni , i riu është qëlluar për vdekje. Sakaq gruaja ka marrë plagë të rënda nga goditjet me sëpatë.

Gjithashtu bëhet me dije se 27-vjeçarja është ukrainase, ndërsa autori i sulmit 23-vjeçari shqiptar nga Kosova. Sakaq marrëdhënia mes autorit dhe viktimës është ende e paqartë.

Arena e Lajmit

Shqiptari godet me sëpatë 27-vjeçaren ukrainase, qëllohet për vdekje nga policia gjermane(Detaje)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook