Makijazh ndryshimi i emrit të LSI-së? Arion Sulo: Ka surprizë për mua, qëllimi i parë të arkivohet

888

TIRANë

Analisti Arion Sulo ka folur për ndryshimin e emrit të LSI-së. Sulo tha në “Open” në News24 se ka surprizë, por se mbetet për t’u parë. Ai shpjegoi dhe ato që sipas tij, janë arsyet e ndryshimit të emrit.

“Është për t’u parë. Ka surprizë për mua, edhe e pritshme, por për mua ka surprizë. Energjia që përcjell z. Meta të paktën deri në rang konvente, është e tillë që nuk të bën që të thuash që kjo është një lëvizje por pa substancë deri tani. Nga ana tjetër në qoftë se do të jemi të ftohtë dhe do t’i lëmë mundësinë e provës, ai vetë tha që për dy muaj do kemi konventën e radhës. Si duket atëherë do të kemi dhe zgjedhje. Kjo ka një problem me vete pastaj, znj. Kryemadhi bëhet kryetare kur ikën Ilir Meta. Z.Meta bëhet kryetar kur mbaron Presidencën, kjo nuk shkon. Këtë si duket ka parasysh z. Meta kur kërkon që LSI-ja të arkivohet, qëllimi i parë mendoj unë është të arkivohet sepse nuk mundet që uji të kalojë dy herë në të njëjtën urë dhe të shkojë dy herë në të njëjtin vend. Arsyeja e dytë për mua është, LSI-ja me PD-në në zgjedhjet e 2021 pavarësisht kontestimeve janë humbëse përballë PS-së.
Ilir Meta nuk mund të drejtojë një parti tani që ka vetëm 4 mandate. Presidenti duhet t’i japë diçka nga energjia që ka pasur LSI-ja dikur. Për këtë arsye për të hequr dështimi ne deritanishëm Ilir Meta po synon të marrë një parti të re. Deri tani kemi vetëm emrin e ri. Këto dy muaj, shtator tetor, sovranitet, referendum, si do materializohen. Nga një anë mund t’i quajmë populizëm, por nga ana tjetër shiko se kemi nevojë për këto”, tha Sulo.

Makijazh ndryshimi i emrit të LSI-së? Arion Sulo: Ka surprizë për mua, qëllimi i parë të arkivohet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook