Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të PD.
Në një komunikim për mediat deputeti Ervin Salianji u shpreh se ishte thjesht një takim për të diskutuar lidhur me ngjarjet në zhvillim.
Ai më tej theksoi se do të bëjnë çdo përpjekje për të mos e ndarë Grupin Parlamentar për interesa meskine.
“Nuk ishte mbledhje e grupit të PD, por një takim për të diskutuar për situatën. Do bëjmë çdo përpjekje për të mos e ndarë Grupin parlamentar për interesa meskine,. Kryesia e Grupit do të caktojë mbledhjen e ardhshme të gjithë deputetët marrin vendimmarrje në emër të Grupit Parlamentar.”, tha ai.