Mungon vetëm zyrtarizimi, por dyshja drejtuese e Milanit, Paolo Maldini dhe Frederik Masara janë drejt vijimit të bashkëpunimit me kuqezinjtë.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, gjatë javës së ardhshme mund të hidhet “e zeza në të bardhë” për dyshen e merkatos së Milanit.
Drejtuesit e lartë të kuqezinjve ishin në skadencë kontrate më 30 qershor, por mesa duket ecuria mbresëlënëse me titullin kampion dhe blerjet cilësore dërguan Milanin që t’i shpërblente me një kontratë të re, Maldinin dhe Masarën.
Kuqezinjtë u shpallën kampion të Italisë sezonin e kaluar pas 11 vitesh, ku hera e fundit ishte në sezonin 2010/2011 me Masimiliano Alegrin në pankinë.
– Arena e Lajmit
Loading…