Çelsi duket se është pranë transferimit të Rahim Sterling, i cili do të ishte i përzgjedhuri i trajnerit Tuhel për krahun e sulmit dhe do të zinte vendin e lënë bosh nga largimi i Romelu Lukakut që duket të jetë pranë një rikthimi te Interi.
Sipas raportimeve nga “Sky Sports”, londinezët duket të kenë arritur një marrëveshje me Sitin i cili do të arkëtojë rreth 60 milionë euro nga shitja e futbollistit me qytetarët që ishin të detyruar ta pranonin ofertën e Çelsit për të mos rrezikuar ta humbisnin futbollistin me zero në vitin 2023.
Sterling është kështu pranë nisjes së një aventure të re në Angli , ku do të kërkojë të rrezojë ish-skuadrën e tij nga froni i kampionit.
Arena e Lajmit
Loading…