Policia italiane ka arrestuar mbrëmë vonë një 30-vjeçar italian, i cili akuzohet për vrasjen e shqiptarit Fatmir Ara. 43-vjeçari u gjet i vrarë të dielën në zonën e San Carlo Canavese.
Autopsia, e kryer dje, konfirmoi se shqiptari ishte vrarë me të paktën tre të shtëna pushke në fytyrë.
Për momentin nuk dihet nëse i arrestuari ka vepruar i vetëm apo me bashkëpunëtorë apo cili ka qenë motivi i ngjarjes.
Deri më tani nuk dihet identiteti i autorit të dyshuar.
Arena e Lajmit