“Rama asgjësoi revolucionin që kishte bërë PS, riktheu…”, Berisha flet për hapat e PD: Duhet të përgatitemi për referendum

Berisha 2

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë takimit që zhvilloi sot me një grup intelektualësh ka deklaruar se për të ndryshuar gjendjen e vendit, duhet nisur nga referendumi.

Ai tha më tej se kryeministri Edi Rama një muaj më parë ka asgjësuar revolucion që kishte bërë PS, duke rikthyer emërimin me Byro politike, duke e cilësuar këtë të rrezikshme.

Berisha: Boshti i të gjitha këtyre që ndodhin është asgjësimi i votës, dhe nëse ka një gjë që më nuk më ndahet nga mendja, është kjo, se ne pa votë të ardhme ne nuk kemi. Ose do votojmë siç kanë bërë kombet e tjera, ose ne rikthehemi në atë shoqëri që ka ekzistuar në 100 vjet, të ardhme nuk kemi. Nëse ka një faktor që po na shpërbën ne, ta kemi shumë të qartë, është vota. Këtë ua them dhe nga eksperienca, sepse në rast se më pyesni ‘cili qe rezultantja ose gjëja kryesore e 205-2013?’, do u them se deri në 2014, popullata filloi të rritet. Nëse ka një gjë me të cilën ti vret çdo shpresë, është dhunimi i votës. Një muaj më parë Rama asgjësoi atë revolucion që kishte bërë PS, riktheu emërimin me byro politike. Kjo është gjë shumë e rrezikshme, partitë që nuk votojnë mund të jenë parti terroriste, naziste, nuk ndërtojnë kurrë demokraci… këtë nuk e fshehu Rama.

Ndaj dhe u ndala në këtë moment që beteja jonë për votën, është betejë e shenjtë. Jam shumë dakord, se keni shtruar probleme të rëndësishme, zoti Manjani i ngriti çështjet e ndryshmeve kushtetuese. Kjo kushtetutë me vendosjen e monizmit të plotë, në thelbin demokratik ka rënë. Krahas zgjedhjeve, lirisë së mediave, pavarësisë së gjykatave, bota e qytetëruar vendosi kushtetutshmërinë si shtyllë të demokracisë. Sepse ndan dhe balancon pushtetet. E kufizon tjetrin. Këtu pushtetet i ka marrë një njeri. Nga duhet t’ia nisim tani? Nëse themi që ‘jo të fitojmë zgjedhjet…’, s’jemi realist, referendumi është, ndaj duhet të përgatitemi për referendum.

Të angazhohemi dhe të punojmë që me demokracinë direkte të bëjmë ndryshimet që duhen.

“Rama asgjësoi revolucionin që kishte bërë PS, riktheu…”, Berisha flet për hapat e PD: Duhet të përgatitemi për referendum

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook