Kryetari i ‘Partisë së Lirisë’, Ilir Meta në një tjetër deklaratë për mediat u shpreh se tashmë do të nisë menjëherë puna për avancimin e revolucionit antikorrupsion.
“Kënaqësi që pas mbledhjes së parë të Komitetit Organizator të bëjmë këtë konferencë të parë shtypi, me këtë sigël të re dhe të deklaroj se mbledhja e parë mori disa vendime t rëndësishme jo vetëm në plan organizativ, por edhe për marrjen e të gjitha masave për avancimin e shpejtë të revolucionit antikorrupsion dhe të një aleance të madhe me shoqërinë dhe forcat e vërteta opozitare, krijimi i strukturave të posaçme antikorrupsion dhe do ndjekin çdo institucion duke filluar tek ato me të rëndësishmet që kanë të bëjnë me të ardhurat e shtetit dhe njëkohësisht për platformën e re qeverisëse. Tani fillon një punë intensive me disa fronte menjëherë dhe për këtë duhen disa përgjegjës, deri në Konventën që do të mbahet dhe më pas gjithçka do realizohet pas zgjedhjeve.”, tha ai.