Vlen 34 milionë paund/ Klubi i Premier Ligës që ka fituar Champions-in futet “all in” për Armando Brojën

Klubi legjendar i Notingam Forestit, që këtë sezon siguroi rikthimin në elitën e futbollit anglez, ka një interes të vërtetë për nënshkrimin me sulmuesin shqiptar, Armando Broja. Lajmi është konfirmuar së fundmi nga gazetari Jacque Talbot.

broja

Vlen të theksohet se në garë për shërbimet e yllit shqiptar në pronësi të Çelësit, janë edhe klubet të tjera prestigjioze si Interi, Milani, Napoli, Uest Hemi, Evertoni dhe Njukastëll, që kanë shfaqur interes për Brojën.

Për sa i përket klubit të Notingam, që në të kaluarën ka fituar edhe Champions-in, këta të fundit kërkojnë që ta transferojnë Brojën në formë huazimi me opsion blerjeje.

“Notingam Forest është vërtet i interesuar për Brojën. Por kur ke një lojtar që është i lidhur me kaq shumë klube, sheh rreth pesë klube të lidhura me të, mendon ‘kjo është vetëm zhurmë agjentësh’, por unë e di, më kanë thënë se ka interes të vërtetë nga Notingam Forest për Brojën”, ka zbuluar gazetari Talbot.

Kartoni i Brojës vlerësohet plot 34 milionë paund nga CIES dhe do të duhej një sforco e madhe nga Notingam për të siguruar shërbimet e tij.

Arena e Lajmit


Loading…

Vlen 34 milionë paund/ Klubi i Premier Ligës që ka fituar Champions-in futet “all in” për Armando Brojën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook