Ekipi amator i quajtur Akademia e Futbollit Piacenca (PFA) së fundmi fitoi kampionatin e futbollit amator të Ligës së Argjendtë në provincën e Piacencës. Një meritë të madhe për këtë triumf, ka edhe sulmuesi shqiptar Rei Manaj, që me këshillat e tij ndihmoi skuadrën amatore që të triumfonte në këtë ligë.
Në një foto të publikuar nga “picenzasera.it”, Manaj është parë në krah të drejtuesve, presidentit Oracio Loeta, zv.presidentit, Zef Lorja dhe menaxherit Rafaele Malafronte.
Sulmuesi lushnjar është një mik i drejtuesve të Akademisë së Futbollit Piçenca dhe ka dhënë një kontribut të çmuar për këtë skuadër nga ana e këshillave teknike dhe jo vetëm. Kjo gjë është pohuar edhe nga vetë drejtuesit. Ky ekip amator është krijuar në vitin 2014.
Në këtë skuadër militojnë disa lojtarë shqiptarë si Manuel Zefi, Gentian Llozhi, Fatjon Koshi që është dhe zv.kapiteni.
Arena e Lajmit
Loading…