Ndryshime të reja janë bërë së fundmi në ‘Partinë e Lirisë’.
Me propozim të kryetarit Ilir Meta dhe të zëvendëskryetarit, Agim Nesho, Komiteti Organizativ ka zgjedhur sot drejtuesit e rinj të strukturave deri në mbledhjen e Konventës Kombëtare.
Bëhet me dije se drejtuesit e rinj janë:
-Tedi Blushi – Sekretar i Përgjithshëm
-Endrit Braimllari – Sekretar Organizativ
-Znj. Floida Kërpaçi – Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
-Znj. Silva Caka – Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun
Ndërkohë në daljet e tij publike kryetari i ‘Partisë së Lirisë’ Ilir Meta është shprehur se qëllimi dhe fokusi i vetëm do të jetë denoncimi dhe lufta lundër korrupsionit që sipas tij i ka shkaktuar dëme të mëdha vendit.
Arena e Lajmit