Operacioni “fshesa” te Interi, tre futbollistët zikaltër me “valixhe në duar”

Merkatoja hyrëse e Interit është një ndër më aktivet në Itali, edhe pse zyrtarizimi i blerjeve nuk ka ardhur akoma.

SANCEZ

Por në një situatë të tillë, me kaq shumë investime dhe prurje, bëhet i pashmangshëm largimi i disa prej lojtarëve aktualë.

I pari është Aleksis Sançez, që me 7 milionë eurot që përfiton është një rëndesë për arkat, duke marrë parasysh se ka edhe një vit kontratë me klubin.

Sulmuesi që ofertën e fundit e ka pasur nga Gallatasaraji, ka dhënë dje një sinjal për të ardhmen, në fokusimin në postimin e tij në rrjetet sociale të stadiumit “Monumental”, duke gëzuar tifozët e River Plejtit që duan ta shohin kilianin të zbresë me fanellën e tyre në atë stadium.

Nëse nuk gjen akordin me një ekip tjetër, Interi dhe 34-vjeçari do të zgjidhin kontratën falë një klauzole që e detyron klubin t’i paguajë 4 milionë euro Sançezit.

vidal

E njëjta klauzolë edhe për bashkëkombësin e tij Arturo Vidal, që përfiton 6.5 milionë euro dhe po ashtu ka një vit tjetër kontratë. Mesfushori ka vendosur të zgjedhë Boka Zhuniorsin për të vazhduar karrierën, të paktën kështu rrëfejnë miqtë e tij.

Në një situatë jo më të favorshme është edhe Hoakin Korrea, që me mbërritjen e mundshme të Dibalës e Lukakut dhe me Xhekon në hierarki para tij, duhet të gjejë një tjetër skuadër.

korrea 1

Njukasëlli dhe Marseja janë opsionet e argjentinasit, për të cilin Interi është gati të pranojë vetëm huazimin, pasi Inzagi e konsideron ish-lacialin të rëndësishëm.

Arena e Lajmit


Loading…

Operacioni “fshesa” te Interi, tre futbollistët zikaltër me “valixhe në duar”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook