Zheji: Administrata është lëshuar në plaçkitje, si mund të vendosësh drejtorin e thesarit të partisë te Doganat? Është në konflikt interesi

Zheji

Analisti Artur Zheji është shprehur sot në emisionin “Pikat mbi i” se administrata shqiptare është zhytur në plaçkitje dhe kryeministrit Rama kjo situatë i ka dalë nga kontrolli.

Duke i’u referuar rastit të Genti Gazheli, Zheji tha se me të shkuarën e tij si drejtor i thesarit të PS-së, ai nuk mund të drejtonte Doganat.

Zheji: Rama ka humbur kontrollin mbi administratën e cila është lëshuar në plaçkitje. Nuk bëhet fjalë vetëm për korrupsion pasiv, këtu bëhet fjalë për sulm për të të marrë portofolin. Ka një agresivitet. Këtë Rama nuk po e korrigjon dot. Marrim fjalën e Gazhelit. Ai që në historikun e biografisë së tij ka një konflikt interesi, ka qenë drejtor i thesarit të partisë. Si ka mundësi që një person që ka pasur besimin të mbajë kontabilitetin e partisë, tani që partia është në pushtet, mban kontabilitetin e shtetit. Aty duhet të jetë një ekspert, ne kemi eksperimentuar me anglezë, britanikë. Gjithmonë ëhstë bërë një garë për të gjetur njerëz sa më larg politikës që dëmi që mund ti bëhet ekonomisë, të jetë sa më i vogël. Ti e shndërron nga një post teknik në një post politik.

Ne kemi një situatë që rrotacioni është një çështje e ditës, duhet patjetër një balancim forcash. Mund të kem rezervat e mia nëse ka pasur opozitë më parë. Por tani duhet kuptuar nëse Berisha dhe Meta janë apo jo të aftë ta detyrojnë Ramën të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kjo bëhet nëse marrin një rezultat fitues në 2023. Nëse do respektohen afatet, 2025 është shumë larg.

Zheji: Administrata është lëshuar në plaçkitje, si mund të vendosësh drejtorin e thesarit të partisë te Doganat? Është në konflikt interesi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook