Tirana vazhdon të mendojë për përforcime. Dy njohje të vjetra të Orges Shehit kanë qenë në shënjestrën e bardhebluve.
Bëhet fjalë për Jorgo Meksin dhe Jorgo Pëllumbin. Dy lojtarët kanë qenë pjesë e Skënderbeut dhe nëse bien dakord, mund të bëhen pjesë e Tiranës.
MEKSI – Lojtari vjen nga një dëmtim, pasi nuk luan prej katër muajsh. Ai pëlqehet nga Tirana dhe burime pranë lojtarit konfirmojnë që është kontaktuar nga bardheblutë.
Futbollisti luan në krahun e djathtë, pozicion që bardheblutë kërkojnë prej kohësh. Për shërbimet e Meksit janë interesuar te Tirana dhe skuadra të tjera të Superiores, ndonëse ai vetë preferon më së shumti një aventurë përtej kufijve të Shqipërisë.
Vetë lojtari nuk e ka mohuar një gjë të tillë dhe te Tirana do të gjente emra që i ka njohur më parë. Problemi i vetëm është që sportisti nuk luan prej kohësh.
PËLLUMBI – Korçari luajti gjashtë muajt e fundit në huazim te Kukësi. Mbrojtësi i Kombëtares U-21 të Shqipërisë është në pronësinë e Varazdin në Kroaci, ndërsa është kthyer tek ekipi që e ka në pronësi.
Për korçarin ka pasur interes sërish nga Tirana, për ta pasur në Superiore sezonin që vjen. Pëllumbi është kontaktuar nga drejtori i kampionëve të Tiranës, Tefik Osmani.
Me gjithë këmbënguljen e bardhebluve, Pëllumbi ka vendosur të rikthehet në Kroaci, duke refuzuar ofertën në drejtim të tij. Gjithsesi, nuk është çudi që lojtari të vendosë për kampionët e Shqipërisë.
PLANI C – Një tjetër plan është edhe mosafrimi i lojtarëve në skuadër.
Burime pranë drejtuesve bardheblu bëjnë me dije se nëse nuk gjenden lojtarët e duhur, ndoshta skuadra nuk do të ndryshojë, kjo do të thotë se do të luajë me këtë grup lojtarësh.
Arena e Lajmit
Loading…