Interi është duke lëvizur në merkato për të përforcuar kontingjentin për sezonin e ardhshëm. Për këtë ka folur edhe administratori i deleguar i zikaltërve, Bepe Marota në mikrofonat e “Radio Anch’io Sport”, duke treguar se sot nuk është dita e Lukakut, por duke thënë se Mikitarjan do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim:
Lukaku – “Mund të them që sot nuk do të jetë dita e zyrtarizimit të Lukakut. Unë, Ausilio dhe Baçin kemi për detyrë të ndërtojmë një ekip konkurrues duke respektuar qëndrueshmërinë e klubit tonë. Nga këtu ndërthuren sondazhet dhe negociatat. Duhet të kemi ambicie të provojmë të gjitha rrugët, pa pasur frikë se mos ia arrijmë qëllimit. Pista e Lukakut është e kalueshme por ka vështirësi dhe do të shohim si do të shkojë.”
Lautaro – “Ne besojmë se Lautaro është një element i domosdoshëm për objektivat tona.”
Blerjet e reja – “Nëse ka blerje të reja unë them po. Se cili do të jenë ende nuk e di. Për shembull Mikitarjan do të zyrtarizohet në ditët në vijim, Onana tashmë ka mbërritur. Ne duam gjithashtu të përmirësojmë lojtarët tanë nga skuadra e të rinjve, ne kemi talente të rëndësishëm.”
Dibala dhe Lukaku – “Ata janë objektivat tonë, por duhet të mendojmë për çështjet ekonomike. Nuk ka rëndësi lojtari individual, por ekipi dhe ky grup i fortë.”, përfundoi Marota.
– Arena e Lajmit
Loading…