Vazhdojnë diskutimet në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD. Çështja e zgjedhjes së Presidentit duket se është kryefjalë e kësaj mbledhje përpos krizës së brendshme ku deputetë të PD kanë kërkuar marrjen pjesë në tryezën e bisedimeve me mazhorancën.
Deputeti Saimir Korreshi është shprehur se duhet të propozojmë një emër që ne besojmë se bën. Ai po ashtu e shprehu të nevojshme marrjen pjesë edhe në Reformën Territoriale.
“Duhet te pyesim dhe te vendosim bashke me ata qe nuk jane prezent nese do marrim pjese apo jo. E para kjo.
Me bojkotet koha ka treguar qe kane qene te gabuara dhe s’na ka dhene te drejte. Duhet te kemi te qarte qe Rama e vendos vete presidentin edhe pa ne pasi po ne e kemi ndryshuar me heret Kushtetutën. Procesi mos te kushtëzohet vetëm te emri por një proces qe te kete procedura dhe kritere nëse nga pala tjeter nuk pranohen s’kemi pse bëhemi farse. Ne duhet te propozojmë nje figure e cila te jete e pranuese per shqiptaret qe i përfaqëson te gjithë ata.
tha ai.
Arena e Lajmit