Sulmi kibernetik nga Irani, rikthehet sistemi TIMS në Kapshticë, por jo në Qafë-Thanë

800 450 Kapshtice 1 2 770x374 1

Rikthehet sistemi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, por jo në atë të Qafë Thanës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb, duke iu referuar informacioneve nga autoritetet doganore bëhet e ditur se aktualisht në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka sistem, por është i ngadalshëm ndërsa sa i përket situatës së automjeteve në këtë pikë është normale.

Ndërkohë, gjendja vazhdon po njësoj në Qafë Thanë. Ndërkohë, në pikën kufitare të Qafë-Botës dhe në Portin e Sarandës ende nuk punon sistemi TIMS. Kujtojmë se më 9 shtator sistemi TIMS u sulmua nga një sulm kibernetik pas të cilit autoritetet thanë se fshihej Irani.

Arena e Lajmit

Sulmi kibernetik nga Irani, rikthehet sistemi TIMS në Kapshticë, por jo në Qafë-Thanë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook