FOTO/ Meta mbërrin me Kryemadhin, por ‘i ndajnë’ deputetët e PD dhe Basha, ish-presidentë, deputetë e gazetarë të pranishëm, çfarë nuk u pa nga ceremonia e ambasadës së SHBA

Aktiviteti Shba (53)

Politikanë të shumtë si dhe gazetarë kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e mbajtur sot nga ambasada amerikane në Tiranë për nder të 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.

Ish-presidenti Ilir Meta mbërriti në Pallatin e Operas i shoqëruar nga bashkëshortja Monika Kryemadhi e veshur me të bardha, por ndërsa erdhën bashkë, çifti u ulën të ndarë në sallë. Mes tyre ishin deputetë demokratë dhe ish-kreu i PD-së Lulzim Basha.

Kryeministri Rama shoqërohej nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, e cila gjithashtu shoqëroi ambasadoren e SHBA Yuri Kim.

Po kështu ish-presidenti Bamir Topi ka qenë në aktivitet i pashoqëruar, ashtu si ish-presidenti Rexhep Meidani. Përveç ministreve Elisa Spiropali dhe Delina Ibrahimi, i pranishëm ka qenë dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Po kështu gazetarët dhe analistët Lutfi Dervishi dhe Besnik Mustafaj.

Nuk ka munguar as kryebashkiaku i Tiranë Erion Veliaj, i cili është parë në shoqërinë e ministres së Turizmit Mirela Kumbaro.

FOTO/ Meta mbërrin me Kryemadhin, por ‘i ndajnë’ deputetët e PD dhe Basha, ish-presidentë, deputetë e gazetarë të pranishëm, çfarë nuk u pa nga ceremonia e ambasadës së SHBA

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook