Nëse na duhet të rradhisim look-un e meshkujve në politikën shqiptar, Ervin Salianjin do ta vendosnim në krye. Dhe një arsye për këtë ka.
Deputeti i Partisë Demokratike ka treguar se di të ruajë stilin e profilit të lartë të politikanit, por duke alternuar edhe disa detaje nga natyra djaloshare që ka. Këtë herë ai ka sjellë kombinimin e vjeshtës. Xhinse si dhe xhaketë në ngjyrë bezhë.
Janë këtu ngjyrat që edhe për meshkujt do të jenë një trend këtë sezon dhe duket se Salianji këtë fakt e di shumë mirë ndaj edhe kombimi i tij është një look ‘must’ për vjeshtën. Duhet të theksojmë se gjithashtu deputeti vjen edhe me forma më të mira këtë sezon. Duket se muskujt e tij kanë ndryshuar, duke nxjerrë në pah edhe staturën e tij si një mashkull simpatik.