E-mail i zyrtarit për korrupsionin në Doganë, PD: Gazheli të hapë krahun, çdo ditë e tij me butonin e traut në dorë është një vjedhje më shumë në arkën e shtetit

34e8114d 1e7f 4263 9a64 D2a1221ee745

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demorkatike , Çlirim Gjata ka reaguar në lidhje me rastet e publikuara në media për implikimin e drejtorit të Doganave, Genti Gazheli në afera korruptive.

“Raportimet mediatike nxjerrin çdo ditë një provë të re për përfshirjen në vjedhje të kryedoganierit Gent Gazheli.

Fakti më i fundit është një e-mail i drejtorit të Antikontrabandës detare i cili i kërkon Gazhelit kontrollin e një kamioni me mallra kontrabandë.

Sipas e-mailit që po e tregojmë këtu, drejtori i Antikontrabandës detare flet për shkelje të përsëritura nga i njëjti kundërvajtës, me bekimin e shefave në doganë.

“Eprorët bëjnë çmos që ky mjeti i dyshuar si transportues mallrash kontrabandë të mos kontrollohet’, thuhet në e-mail.

Partia Demokratike denoncon këtë vjedhje të dyfishtë.

Së pari, është zhvatja e shtetit, duke kaluar mallra pa tarifa doganore ose me tarifa të reduktuara.

Së dyti, është vjedhja e drejtpërdrejtë e konsumatorit.

Sipas komunikimit, bëhet me dije se mallrat e pazhdoganuara janë produkte të falsifikuara të firmave të shtrenjta të modës, të cilat shiten në butikët e shtrenjtë të Tiranës si origjinale.

Për të sfiduar drejtorin e Përgjithshëm të Doganave në këtë rast korruptiv, zyrtari i Antikontrabandës detare i drejtohet me fjalët ‘hape kamionin!’

Partia Demokratike i kërkon mbretit Gent të vjedhjes në dogana “të hapë krahun”.

Çdo ditë e tij me butonin e traut në dorë është një vjedhje më shumë në arkën e përbashkët publike, një dorë më shumë në xhepin e çdo qytetari.

Si mëkëmbës i Edi Ramës në dogana, ai i ka krahët e ngrohta sot, por ne e sigurojmë se forca e ligjit do të veprojë.

Në mos sot, mot!”, deklaroi Gjata.

E-mail i zyrtarit për korrupsionin në Doganë, PD: Gazheli të hapë krahun, çdo ditë e tij me butonin e traut në dorë është një vjedhje më shumë në arkën e shtetit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook