Tentoi të përdhunonte një grua në Itali, 21-vjeçari shqiptar dënohet me katër vite burg, si ndodhi ngjarja

Greqi

Një 21-vjeçar nga Shqipëria është dënuar me 4 vite burg për tentativë për sulm seksual ndaj një gruaje. Ngjarja ka ndodhur në shkurtin e kaluar në Forte dei Marmi.

21-vjeçari ka tentuar të përdhunojë gruan në një rrugicë jo shumë të frekuentuar. Por në momentin e ngjarjes gruaja ka bërtitur dhe një person që ndodhej aty pranë ka dëgjuar britmat dhe ka ndërhyrë menjëherë, duke i ardhur në ndihmë gruas.

21-vjeçari ka mundur të arratiset, ndërsa gruaja ka bërë edhe denoncimin në polici. Për t’i shpëtuar drejtësisë 21-vjeçari u arratis në Shqipëri dhe më pas në Greqi, shkruajnë mediat italiane.

Pas kërkimeve nga autoritetet e huaja, ai u gjet dhe u arrestua nga policia greke në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Arena e Lajmit

Tentoi të përdhunonte një grua në Itali, 21-vjeçari shqiptar dënohet me katër vite burg, si ndodhi ngjarja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook