Duket se planet e Interit për të siguruar shërbimet e Paolo Dibalës mund të prishen nga rivali i përjetshëm, Milani.
Siç bën me dije “Il Tempo”, kuqezinjtë janë gati që të hyjnë në garë për t’i rrëmbyer nënkampionëve një nga objektivat kryesor të kësaj merkatoje.
Duket se ideja për të arritur te shërbimet e Zaniolos ka kaluar si plan B dhe nëse Dibala do të zgjedhë Milanin, atëherë nuk do të ketë më tratativa nga kampionët e Italisë për mesfushorin që i dha Romës Ligën e Konferencës.
Arena e Lajmit
Loading…