Bari zë “Air Albania”, tri skuadra në Elbasan/ Janë investuar 124 milionë euro dhe vuajmë sërish për fusha

Jo vetëm Partizani dhe Laçi, por në stadiumin “Elbasan Arena” do të luajë ndeshjen e kthimit të turit të parë të Ligës së Kampioneve edhe Tirana. UEFA ka konfirmuar në faqen e saj zyrtare se Tirana-Dudelanzh do të zhvillohet më 12 korrik ora 20:00 në Elbasan. Por pse skuadrat e kryeqytetit nuk luajnë dot në “Air Albania”?

air albania

Mund të tingëllojë çuditshëm, por FSHF ua ka hequr këtë mundësi klubeve dhe tifozëve për të qenë sa më afër ekipeve të zemrës me argumentin se “do të bëjë mbjelljen e barit gjatë kësaj periudhe”.

Vetë FSHF nuk ka bërë një sqarim zyrtar, por lajmi u konfirmua nga klubi i Partizanit, duke qenë se pati një “reaksion” nga tifozët e kuq për faktin pse luhej në Elbasan ndaj Saburtalos (14 korrik, ora 20:00) për Ligën e Konferencës dhe jo në “Air Albania”. Një situatë që përsëritet me stadiumet dhe që largon tifozët. Në Elbasan do të luajë edhe Laçi më 7 korrik ora 20:00 ndaj malazezëve të Iskrës, duke qenë se nuk ka një stadium që të plotësojë kriteret e UEFA-s.

ÇMENDURIA – E bukura qëndron te fakti që Shqipëria ka investuar mbi 124 milionë euro dhe ka vetëm dy stadiume ku do të luhen ndeshjet e Europës. Tirana e Partizani, edhe pse kanë “Air Albania”-n, duhet të udhëtojnë drejt Elbasanit. Edhe Laçi duhet të gjejë fushë.

Vllaznia luan në stadiumin e vet, ndërsa fusha e Kukësit ishte në një gjendje për t’u mishëruar, ndonëse ka muaj që është përuruar. Shqipëria mund të merret si shembull në aspektin e infrastrukturës në sportin e futbollit, pasi në dhjetë vjetët e fundit ka bërë katër stadiume me standarde të larta europiane. Para një dekade, Shqipëria nuk kishte kaq stadiume të këtyre niveleve. Ama kot që i ka. Vetëm dy janë funksionalë.

STADIUMET

INVESTIME NË MILIONË EURO

“AIR ALBANIA”

85 MILIONË

“ELBASAN ARENA”

12 MILIONË

“KUKËS ARENA”

10 MILIONË

“LORO BORIÇI”

17 MILIONË

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Loading…

Bari zë “Air Albania”, tri skuadra në Elbasan/ Janë investuar 124 milionë euro dhe vuajmë sërish për fusha

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook