Një i ri shqiptar, që kërkohej për plagosje është arrestuar sot në Gjermani. Aksioni për kapjen e 29-vjeçarit u zhvillua në Rönneburg.
Shqiptari goditi me thikë një 33-vjeçar në tualetin e një klubi nate më 23 korrik, pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave. I riu ka pësuar lëndime të mëdha, ndërsa shqiptari akuzohet për tentativë vrasje.
Mediat gjermane raportojnë se shqiptari ishte fshehur në banesën e të dashurës së tij, ndërkohë që tashmë qëndron në paraburgim.
Arena e Lajmit