Një mesfushor për Vllazninë, shkodranëve në stërvitje u bashkohet lojtari që është aktivizuar në Itali (VIDEO)

Pas një dite pushim gjatë së dielës, Vllaznia ka nisur përgatitjet të hënën me dy seanca në ditë. Paradite ekipi ka punuar në fushën e stadiumit “Loro Boriçi”, ndërsa pasdite në fshatin Golem.

NDIAJE MBABA

Në seancën e pasdites ka rënë në sy prania e një lojtari senegalez, pikërisht Ndiaje Mbaba. Bëhet fjalë për një 21-vjeçar që luan si mesfushor me tipare sulmuese dhe që vjen pas disa eksperiencave në ekipet e Serisë D në Itali, mes tyre Foxhia, Acireale, Troina dhe Nola.

Mbaba do të jetë në provë disa ditë dhe pasi të vëzhgohet nga trajneri Josa, do të merret një vendim për të ardhmen e tij.

Ndërkohë, dje u stërvit i diferencuar afrimi më i fundit i Vllaznisë, Dajan Shehi, i shoqëruar nga zv.trajneri Miloti dhe përgatitësi atletik.

Arena e Lajmit


Loading…

Një mesfushor për Vllazninë, shkodranëve në stërvitje u bashkohet lojtari që është aktivizuar në Itali (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook