I humbi titullin kampion Interit, futbollisti zikaltër transferohet te skuadra tjetër e Serisë A

Ionut Radu do të jetë ende duke vuajtur fantazmat e gafës së golit të pësuar kundër Bolonjës, i cili i kushtoi humbjen 2-1 të ndeshjes dhe njëkohësisht edhe titullin kampion Interit.

RADU

Gjithsesi, portieri rumun mund të jetë tradhtuar ndoshta në Milano, por ndërkohë vlerësues të tij ka ende në qarkullim dhe një prej tyre nuk është dosido, por Ariedo Braida, ish-drejtori sportiv i Milanit të ëndrrave të Silvio Berluskonit dhe aktualisht njeriu i merkatos së Kremonezes.

Vetë Braida ditën e djeshme ka drejtuar tratativën dhe e ka mbyllur me sukses huazimin e Radut te skuadra e sapongjitur në Serinë A, me 25-vjeçarin që do të ketë rolin e titullarit në radhët e Kremonezes.

Arena e Lajmit


Loading…

I humbi titullin kampion Interit, futbollisti zikaltër transferohet te skuadra tjetër e Serisë A

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook