Paralajmërimi i kryeministrit për ndërprerjen e dritave, Berisha: Rama dhe Balluku kanë blerë energji përditë, ndajnë paratë me të tjerët

Rama Balluku Skarfice

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat reagoi për paralajmërimin e Ramës për ndërprerje të energjisë elektrike.

Ai tha se brenda një periudhe 6 mujore, Rama dhe Balluku bënë 60 blerje të energjisë elektrike jashtë vendit. Sipas Berishës, në 2021-shin, Shqipëria ka pasur prodhim rekord të energjisë.

“Kryetemë e takimi me ju është kërcënimi që Edi Rama iu bënë qytetarëve shqiptarë për ndërprerje të energjisë dhe rritje të çmimit të energjisë. Sipas tij, Çmimi i energjisë në Bursë ka arritur 600 euro dhe se Gjermania ka ndërprerë ujin e ngrohtë në shkolla. Dua të sqaroj shqiptarët se falë hyrjes në prodhim të kaskadës së Devollitit, të Fanit dhe mbi 50 HEC-e të tjera, Shqipëria ka prodhuar në vitin 2021 rreth 9 terravat, apo 8.9 terravat energji elektrike. Prodhimi i saj rekord që se ka pasur kurrë më parë. Pra, Shqipëria jo vetëm që nuk ka pasur mungesë të energjisë elektrike, por ka pasur një tepricë të mirë prej të paktën 2 terravat eksport. Knsumi total i energjisë elektrike në Shqipëri është 7.2 terravat. Konsumi i rregulluar me tarifa është 5.3 terravat. Në janar-qershor ka qenë një nga gjashtëmujorët më të bollshëm në shira. Në prodhim dhe teprica energjie. Si ndodhi që erdhëm këtu tani? Ndodhi se energjia është shndërruar në shkopin magjik të vjedhjeve të paimagjinueshme të popullit nga qeveritarët. Në 6 mujorin më të largët ndër shumë vite Edi Rama, Balluku dhe ekipi i tyre bënë 60 blerje energjie elektrike. kanë bërë 60 blerje që të gjitha afatshkurta, blerje dhe 24 orëshe apo 3 ditore. Mund të gjendet tek tuk ndonjë 5 ditore. Blerje duke ndarë paratë me të tjerë, se blerje të tilla kurrë një shtet nuk mund të bëjë.”, tha Berisha.

Mes të tjerash Berisha thotë se bëhet fjalë për një mekanizëm monstruoz vjedhjesh dhe Edi Rama kërcënon në rritjen e çmimit.

“Nuk ka dyshim që në këtë sasi ti blen energji me çmime minimumi dy herë më lirë se sa në blerjet ditore, 2-ditore, 3-ditore.
300 euro në bursë dhe 300 euro në xhepin e qeveritarëve. Në bursë është çmimi 320 euro në maksimum, por ekipi i vjedhjes me energjinë ka shitur energji Keshi me 40 euro në një kohë kur shitej në bursë me 130 euro. Ka blerë me 250 euro në një kohë kur në bursë shitej me 84 euro. Pra, po bëhet një vjedhje e paimagjinueshme me çmimet. Përveç kësaj midis KESH-it të Shqipërisë dhe KEK-ut të Kosovës ekziston një marrëveshje dhe KEK-u i Kosovës depoziton në kohë piku për të ndihmuar Shqipërinë 1 mln euro në ditë, 45 mijë megavat. Në total gjer sot 15 mln euro.
KESH-i siç e merr e eksporton në pik gjoja për optimizëm në një kohë kur marrëveshja ndalon eksportin, parashikon që Shqipëria e përdor për optimizimin e vet.
Kemi të bëjmë me një mekanizëm monstruoz vjedhjesh dhe Edi Rama kërcënon në rritjen e çmimit.
Ndalem te çmimi dhe uji i ngrohtë në shkollat gjermane. 60% e energjisë në Gjermani prodhohet nga gazi dhe nafta. Asnjë kilovat orë në Shqipëri nuk prodhohet nga gazi dhe nafta.
Kostoja është 0.9 lekë e prodhimit të energjisë në Shqipëri. E shet me 95 te konsumatori e shet me 200 te biznesi.”, tha ai.

Paralajmërimi i kryeministrit për ndërprerjen e dritave, Berisha: Rama dhe Balluku kanë blerë energji përditë, ndajnë paratë me të tjerët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook