“Supplier 3” vë në pranga katër persona në Tiranë, u gjendet lëndë narkotike

F804d713 C63f 428b A909 Cc5f8a294a74

Finalizohet operacioni policor i koduar “Supplier 3”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, ndërsa në pranga kanë rënë 4 persona.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative, se dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike cannabis sativa, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tyre.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– D. K., 26 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;

– D. K., 48 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrolleve fizike ndaj këtyre shtetasve dhe kontrolleve në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 700 gram sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, lëndë e dyshuar kanabis e ndarë në doza, gati për shitje, dy peshore elektronike dhe qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. K., 26 vjeç, iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 përforcues grushti (doreza metalike).

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta 2 shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike cannabis sativa në sasi të mëdha, e ndanin atë në doza të vogla dhe më pas e shisnin pranë shkollave, në zona të ndryshme të Tiranës.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Supplier 3”, po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– I. V., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 48-vjeçari e shpërndante lëndë narkotike heroinë në disa zona të Tiranës;

– H. P., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike cannabis sativa, e ndante atë në doza dhe e shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasve të arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Supplier 3” vë në pranga katër persona në Tiranë, u gjendet lëndë narkotike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook