“Babëzi e shfrenuar”, denoncimi i PD: Rakip Suli kërkon 6 makina me qira për vartësit, për 3 vite mbi 221 mln

Rakip Suli

Sektari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka akuzuar publikisht kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli. Në një denoncim në ‘Facebook’, Noka theksoi se Suli ka babëzi të shfrenuar.

Sipas Nokës bëhet fjalë për një kërkesë që lidhet me marrjen me qira për 3 vite të 6 makinave, me një vlerë mbi 221 milionë lekë të vjetra, fond që sipas tij duhet ta miratojë Këshilli Bashkiak.

DENONCIMI I NOKËS
Babëzia e shfrenuar e Rakip Sulit
Kryebashkiaku i emëruar i Kamzës i ka kërkuar Këshillit Bashkiak të miratojë një fond mbi 221 milionë lekë të vjetra për të marrë me qira 6 automjete për nevojat e vartësve të tij, për vetëm 3 vjet përdorim dhe më pas t’i kthehen përsëri pronarit. Kipja ka hedhur idenë se shkon më lirë t’i marrësh me qira sesa t’i blesh, ndërkohë që me një shpenzim të tillë mund të blihen 10 makina.
Ky propozim korruptiv i Rakip Sulit do të bënte krenar edhe grykësin Erion Veliaj, që njihet për skema të tilla hajdutërie.
Për më tepër, Bashkia Kamëz e njofton këtë propozim të Sulit si fakt të kryer, ndërkohë që Këshilli Bashkiak nuk ka asnjë vendimmarrje të shprehur. Rakip Suli, për nga babëzia, kryeson bindshëm renditjen e rilindasve të Ramës.
Vjedhje dhe vetëm vjedhje!
Vetëm hajduti e quan vjedhjen punë.

“Babëzi e shfrenuar”, denoncimi i PD: Rakip Suli kërkon 6 makina me qira për vartësit, për 3 vite mbi 221 mln

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook